Fjalë Kyçe

Rrezikojnë jetën në 250 metra lartësi për të siguruar një video

Rrezikojnë jetën në 250 metra lartësi për të siguruar një video

Dy adoleshentë kanë rrezikuar jetën e tyre për të nxjerrë një video drithëruese, ku shihen duke ecur në mënyrë të pasigurt në majë të një vinçi 250 metra mbi tokë.

Djemtë u ngjitën në vinçin në kullën Skela Kanarina në Londër, dhe shihen në në pjesën e rrezikshme në majë të vinçit.

Ata vendosen në platformën në fund të vinçit, duke ngritur krahët e tyre në ajër derisa qëndronin vetëm në këmbët e tyre për ta balancuar qëndrimin pa u mbajtur fare.

Gjatë xhirimit të marifeteve mund të dëgjohet një nga djemtë duke thënë: ‘Kjo është e çmenduri.

Ndërtesa Skela e Kanarinës, e cila qëndron në një lartësi 204 metrash, mund të shihet në video – poshtë këmbëve të adoleshentëve të krisur.

Mania për ‘ngjitje të lirë urbane’ është bërë trend që nga viti 2007, por lëvizja kohët e fundit ka fituar më shumë tërheqje.

Disa persona ekstremë pëlqejnë të ngjiten në ndërtesa të larta vetëm për të nxjerrë një fotografi të tyre derisa qëndrojnë të varur në skaje të objekteve.

Ndërkohë numri i vdekjeve nga ngjitja e lirë urbane nuk dihet, ndryshe ky nuk është një fund i pazakontë për ata që rrezikojnë jetën e tyre për një shtënë adrenaline.