Fjalë Kyçe

Rrezikonte qytetarët e Prishtinës çdo natë me veturën e tij, arrestohet vozitësi

Rrezikonte qytetarët e Prishtinës çdo natë me veturën e tij, arrestohet vozitësi

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili me veturën e tij rrezikonte jetën e qytetarëve me vozitje të rrezikshme në Prishtinë.

Videot e publikuara nga  ‘Vrojtuesit e Lagjes-Prishtinë’ e shfaqnin atë duke vozitur veturën në rrugën C në Prishtinë pothuajse çdo natë.

Deri te arrestimi erdhi pasi banorët ishin ankuar se ndiheshin të rrezikuar nga vozitjet e pakujdesshme dhe zhurmat e mëdha në orët e vona të natës.