Fjalë Kyçe

Rrëzohen shtyllat, banorët e Breznes së Dragashit thonë se mbetën pa rrymë që 12 orë

Rrëzohen shtyllat, banorët e Breznes së Dragashit thonë se mbetën pa rrymë që 12 orë

Banorët e fshatit Brezne të komunës së Dragashit po thonë se kanë mbetur pa rrymë që 12 orë.

Kjo për shkak se janë rrëzuar tri shtylla elektrike në afërsi të shtëpivë, për të cilat thonë se ndihen të rrezikuar meqë për një kohë të gjatë mbetën të rrëzuara, njofton Klan Kosova.

Policia në Prizren tha se banorët kanë dalë vullnetarisht që të hapin gropat për t’i vendosur sërish shtyllat derisa pritet intervenimi i KEDS.

Për këtë çështje, Klankosova.tv ka dërguar pyetje në KEDS dhe është në pritje të përgjigjes.

Banorët dërguan edhe pamje të vendit të ngjarjes në adresë të redaksisë.