Aeroplani i Pakistan International Airlines u rrëzua me 107 pasagjerë në bord.
Një aeroplan Airbus SE i operuar nga Pakistan International Airlines u rrëzua me 107 persona në bord, tha Autoriteti i Aviacionit Civil të vendit, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.
Fluturimi që po shkonte nga Lahore në Karaçi kishte 99 pasagjerë dhe 8 anëtarë të ekuipazhit në bord, tha AAC.
Nuk kishte asnjë informacion të menjëhershëm për viktimat.