Fjalë Kyçe

Rrëzohet nga ndërtesa ku po punonte, gjakovari pëson lëndime të rënda trupore

Rrëzohet nga ndërtesa ku po punonte, gjakovari pëson lëndime të rënda trupore

Një person është lënduar rëndë gjatë punës në një firmë në Gjakovë.

Viktima mashkull është rrëzuar nga një lartësi prej 6 metrave, duke pësuar kështu lëndime të rënda trupore.

I njëjti është dërguar me urgjencë në QKUK në Prishtinë, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.

“Fsh. Skivjan, Gjakovë 23.10.2020 – 15:40. Raportohet se viktima m/k, ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi që ishte duke punuar në një firmë vendore dhe ishte rrëzuar nga një lartësi prej 6 (gjashtë) metrave. I njëjti me autoambulancë është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.