Fjalë Kyçe

Rrëzohet një shtyllë elektrike, ndërsa KEDS nuk ka informacion për këtë

Rrëzohet një shtyllë elektrike, ndërsa KEDS nuk ka informacion për këtë

Në rrugën Dardania të Fushë Kosovës, mbi shkallët e hyrjes së 5-të të bllokut Apollonia A28, po bëhen 24 orë prej kur u rrëzua shtylla elektrike mbi shkallët e hyrjes.

Insajderi ka kontaktuar me zyrtarë nga KEDS-i, mirëpo, ata janë shprehur se nuk janë të informuar dhe se nuk dinë për rastin.

Banorët janë ankuar se Policia dhe KEDS nuk kanë ndërhyrë për të hequr shtyllën elektrike as pas 24 orëve.