Fjalë Kyçe

Rrihen vëllezërit mes vete

Rrihen vëllezërit mes vete

Vëllezërit nga Gjakova pas një fjalosje mes vete, njëri nga ta ka sulmuar vëllanë tjetër me grusht duke I shkaktuar lëndime në pjesën e fytyrës, njofton Policia e Kosovës, transmeton Gazeta Alo.

Viktima, ka marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor në spitalin rajonal të Gjakovës, ndërsa personi tjetër është intervistuar nga policia dhe me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili pas një fjalosjeje e kishte sulmuar fizikisht vëllanë e tij viktimën mashkull K/Shqiptar. Si pasojë e sulmit fizik dhe lëndimeve në pjesën e fytyrës, viktima ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjakovës. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes”, njofton Policia.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:00 pasdite./GazetaAlo/