Fjalë Kyçe

Rriten çmimet e biletave për gjysmëfinale dhe finale në Kupën e Kosovës në basketboll

Rriten çmimet e biletave për gjysmëfinale dhe finale në Kupën e Kosovës në basketboll

Nikoqirët e ‘Final 8’, KB Rahoveci, kanë njoftuar për çmimet në ndeshjet gjysmëfinale dhe finale në Kupën e Kosovës.

Sot (e mërkure) po zhvillohet dita e dytë e ‘Final 8’ në palestrën ‘Mizahir Isma’ në Rahovec, aty ku zhvillohen të gjitha ndeshjet e Kupës.

Deri më tani dihet që në finalen e Kupës në Ligën e Parë, të enjten takohen Vëllaznimi dhe Drita, nga ora 14:00.

Kurse, në konkurrencën e femrave do të takohen Mabetex Prishtina dhe Bashkimi. Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën (15 shkurt) nga ora 17:30.

Nga Superliga e Kosovës në konkurrencen e meshkujve do të takohen Peja dhe Rahoveci, të enjten. Kurse, gjysmëfinalja tjetër do zhvillohet mes fituesve nga ndeshjet, Bashkimi – Feronikeli dhe Golden Eagle Ylli – Prishtina.

Kësisoj, klubi i Rahovecit ka njoftuar se çmimi i biletave për gysmëfinale do të jetë 2,50 euro, kurse për finale 3 euro. Gjithashtu është njoftuar se shitja e biletave për këto ndeshje fillon sonte.