Fjalë Kyçe

Rritet numri i fëmijëve të infektuar me COVID-19

Rritet numri i fëmijëve të infektuar me COVID-19

Ditëve të fundit vendi po shënon rritje të madhe të rasteve pozitive me COVID-19, ku më së shumti janë duke u infektuar fëmijët.

Gjatë 24 orëve nga 4,397 nga mosha 0 deri 9 vjeç janë të prekur mbi 200 fëmijë dhe nga mosha 10 deri 19 vjeç janë të prekur janë mbi 1000 fëmijë.

Doktoresha në Pediatri, Vlora Nimani, në “Edicionin Special” foli për gjendjen e fëmijëve që janë duke u trajtuar në klinikë.

“Tani kemi të bëjmë me ekspozimin më të madh të fëmijëve karshi variantit Omicron që po dominon kohëve të fundit Kosovë dhe botë në përgjithësi. Ekspozimi i fëmijëve është shkaktari që e ka rritur numrin e rasteve pozitive tek fëmijët”.

Nimani mes tjerash thotë se ka pak fëmijë të imunizuar ndaj COVID-19.

“Për fat të keq kemi shtim të numrit të fëmijëve të cilët vijnë për kontrollë ambulantive dhe të hospitalizuar që janë të pavaksinuar. Në njësinë e kujdesit COVID pozitiv aktualisht i kemi tetë fëmijë të shtrirë, dy prej tyre janë në oksigjeno-terapi me gjendje relativisht stabile – drejt të rëndës. Dominon simptoma respiratore”.

“Deri tani në vizitë ambulantive kanë qenë mbi 50 fëmijë ku 12 fëmijë kanë qenë pozitivë me COVID-19. Prindërit e tyre kanë qenë të vaksinuar ndërsa fëmijët jo”, tha Nimani.