Fjalë Kyçe

Rritja e rasteve me COVID-19, mbyllen qendrat për të moshuarit në Prishtinë

Rritja e rasteve me COVID-19, mbyllen qendrat për të moshuarit në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se dje është zhvilluar takimi i shtabit emergjent për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Në këtë mbledhje Rama ka njoftuar se është marrë vendim që të organizohet puna vetëm me staf esencial, të gjithë punonjësit e Komunës së Prishtinës, ndërmarrjeve publike lokale, duhet të posedojnë një nga dëshmitë e mëposhtme, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në ambientet e punës: 1. Certifikatën e vaksinimit me më së paku dy doza kundër COVID-19; 2. Personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist i fushës se kanë kundërindikacione dhe janë të liruar nga vaksinimi, duhet të posedojnë testin RT- PCR negativ për COVID 19 jo më të vjetër se një javë.

Gjithashtu janë mbyllur qendrat për të moshuarit, deri në vendimin e ardhshëm.

Postimi i plotë:

Dje me datë 22 Janar 2022, u mblodh shtabi emergjent për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Në këtë mbledhje u diskutua vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19, dhe u morën këto vendime:

– Të organizohet puna vetëm me staf esencial;

– Të gjithë punonjësit e Komunës së Prishtinës, ndërmarrjeve publike lokale, duhet të posedojnë një nga dëshmitë e mëposhtme, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në ambientet e punës: 1. Çertifikatën e vaksinimit me më së paku dy doza kundër COVID-19; 2. Personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist i fushës se kanë kundërindikacione dhe janë të liruar nga vaksinimi, duhet të posedojnë testin RT- PCR negativ për COVID 19 jo më të vjetër se një javë.

– Administrata është e obliguar të caktojë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura më lart;

– Obligohet Administrata të ofrojë dezinfektues për duar dhe një sasi të maskave në vende të qasshme në hyrje të objekteve të Komunës si dhe në ambientet e brendshme;

– Obligohet Administrata që në hyrje të çdo objekti të vendosin shenja të dukshme të rregullave të sjelljes për mbrojtje nga COVID-19.

– Obligohet Administrata që të kryej dezinfektimin dhe ajrosjen e hapësirave të mbyllura;

– Ndalohet hyrja në ambientet e mbyllura pa maskë;

– Procesi edukativ-arsimor në institucionet parashkollore dhe të qëndrimit ditor zhvillohet sipas rekomandimeve për institucionet parashkollore të IKShPK të datës 20.01.2022;

– Të mbyllen qendrat për të moshuarit, deri në vendimin e ardhshëm.

Gjithashtu, dëshirojmë të ju informojmë, se sipas të dhënave të fundit që kemi mbledhur, 78% e punonjësve tanë janë të vaksinuar me dy doza, 15% me një dozë, kurse 7% në proces të vaksinimit./telegrafi.