Fjalë Kyçe

Rritje çmimesh në Podujevë, dezifnfektuesi nga 3.50 në 6.50 euro

Rritje çmimesh në Podujevë, dezifnfektuesi nga 3.50 në 6.50 euro

Prej mbrëmë, kur Qeveria mori masat preventive ndaj koronavirusit qytetarët e Kosovës kanë nisur në mënyrë masive që të sigurojnë rezervat ushqimore e produktet farmaceutike.

E një situatë të tillë, “më së miri” po e shfrytëzojnë marketet e farmacitë, të cilat kanë filluar edhe rritjen e çmimeve në treg brenda ditës.

Rasti konkretë është i një qytetarit nga Shakovica e Podujevës, i cili ka shkruar në adresë të Insadjerit pasi ka blerë një lloj të dezinfektimit.

Qytetari ka bërë me dije se sot rreth orës 12:30, ka blerë një lloj dezinfektuesi Alkool Etilik 96% në sasi prej 1L në vlerë prej 6.50 e që më parë thotë se e ka blerë në vlerë prej 3- 3.50 euro.

Edhe punonjësja e një farmacie në Prishtinë ka konfirmuar për Insajderin se një lloj i dezinfektuesit  kushton më së shumti 4 euro.

“Alkooli Etilik 1 litërsh kushton përafërsisht 3.5 ose 4€”, ka thënë ajo.

Ndryshe, Ministria e Financave dhe ATK-ja kanë bërë me dije se për çdo rritje të çmimeve qytetarët mund të telefonojnë në tel: 0800 80 800 dhe ATK-ja dërgon ekipin në vendin e ngjarjes ku do të pësojnë dënime të mëdha.