Përdoruesit e rregullt e rrjeteve sociale është gjetur se kanë zhvilluar “stresin techno.”
Përdoruesit e rrjeteve sociale, posaçërisht ata që përdorin Facebook në mënyrë stresuese është gjetur se janë në rrezik për tu bërë të varur ndaj kësaj platforme.
Hulumtuesit nga Universiteti i Friedrich-Alexander dhe na Universiteti i Lancaster në Gjermani, kanë zbuluar se sa më shpesh që lidhen në platformë, aq më shumë gjasa që ata të shpenzojnë sa më shumë kohë në të duke u bërë kështu të varur, raporton “The Indepedent”, tranmseton lajmi.net.
Përdoruesit gjithashtu, raportuan kalimin nga një aktivitet në tjetrin në të njëjtën platformë, duke përfshirë bisedat me shoqëri, duke luajtur lojëra, duke shqyrtuar burimet e lajmeve dhe duke postuar.
Studiuesit, paralajmëruan se përdorimi i elementeve të ndryshme të platformës për një afat kohor më të gjatë çoi në një varësi shumë të lartë teknologjike, të cilët e quajtën ‘tekno stres’.
Kjo formë e stresit përfshinë ndjenjën se faqet po pushtonin jetën e tyre personale, deklarojnë studiuesit.