Fjalë Kyçe

Rrokulliset kamioni në rrugën Prishtinë-Pejë, policia jep detaje

Rrokulliset kamioni në rrugën Prishtinë-Pejë, policia jep detaje

Pak orë më parë një aksident ndodhi në aksin rrugor Prishtinë-Pejë, ku u rrotullua një kamion.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka dhënë detaje të tjera mbi rastin.

Sipas PK-së, vetaksidenti ka ndodhur në fshatin Korroticë e Lartë, rreth orës 17:35.

Nga ky vetaksident është lënduar një person, i cili ka qenë dhe vozitës i automjetit.

“Sipas të dhënave që kemi nga terreni, sot më datē, 03.12.2021, rreth 17:35 në rrugën nacionale Prishtine-Pejë, në fshatin Korroticë e Lartë, ka ndodhur nje aksident trafiku me lëndime (vetaksident). Të gjitha njësitë relevante kanë dal në vendngjarje. Në këtë aksident është lënduar vozitësi i kamionit”, ka deklaruar Policia.