Një kamion është rrokullisur para pak orëve në Petrovë të Shtimes, njoton Klan Kosova.
Këtë e konfimoi për klankosova.tv Agim Gashi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj.
“Një kamion është rrokullisur, vozitësi ka lënddime. Me rastin është duke u marrë policia”, ka thënë Gashi për klankosova.tv.