Fjalë Kyçe

Rrokulliset vetura në Kaçanik, lëndohet një person

Rrokulliset vetura në Kaçanik, lëndohet një person

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezit.

Në këtë aksident është rrokullisur një veturë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Kanun Veseli.

“Në ora 07:44 kemi marrë informacion se në rrugën magjistrale Kaçanik-Hani Elezit, në mes dy tuneleve, ka ndodhur një aksident, i përfshirë vetëm një automjet i udhëtarëve- vetaksident. Përveç dëmeve të shkaktuara materiale, lendime të lehta ka pësuar një person”- tha Veseli.