Fjalë Kyçe

Rrufeja godet një person në Rahovec, dërgohet me urgjencë në QKUK

Rrufeja godet një person në Rahovec, dërgohet me urgjencë në QKUK

Një person në fshatin Fortesë të Rahovecit, sot është goditur nga rrufeja.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Shemsi Elezaj.

Elezaj ka thënë se fillimisht personi është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Rahovec, por për shkak të gjendjes së rëndë ai është transportuar drejt QKUK-së në Prishtinë.

“Një person i moshës madhore është goditur nga rrufeja në fshatin Bellacerkë. Prej familjarëve, personi është dërguar në Rahovec dhe për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë, behet e ditur se personi është goditur nga rrufeja përderisa ka qenë duke u marrë me punë bujqësore në pronat e tij.