Fjalë Kyçe

Rruga e ngrirë: Lëndohen persona persona në një aksident zinxhiror në “Mazgit”

Rruga e ngrirë: Lëndohen persona persona në një aksident zinxhiror në “Mazgit”

Para rreth një ore ka ndodhur një aksident zingjiror në vendin e njohur si “Mazgit” në rrugën Mitrovicë -Prishtinë.

Sipas raportimeve të para, shkak i aksidentit në të cilin dyshohet se janë përfshirë rreth 10 vetura ishte rruga e ngrirë.

Lidhur me rastin është deklaruar zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se si pasojë e këtij aksidenti zingjiror janë lënduar pesë persona.

“Rreth orës 22:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Mazgit ka ndodhë një aksident trafiku zingjiror ku janë përfshirë disa automjeteve.Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.