Fjalë Kyçe

Rruga në fshatin Zaskok të Ferizajt në gjendje të mjerueshme

Rruga në fshatin Zaskok të Ferizajt në gjendje të mjerueshme

Derisa shumica e rrugëve në fshatrat e Kosovës janë të asfaltuara, janë edhe disa lagje me shumë banorë në komuna të ndryshme që kanë mbetur me rrugë të pashtruara. Një rast i tillë është me fshatin Zaskok të Komunës së Ferizajt. Njoftimi është bërë nga qytetari Kemajl Milaim Goca.

Postimi i qytetarit

Kjo lagje eshte ne Zaskok hiq me larg se 4 kilometra larg Kuvendit Komunal te Ferizajt. Shikojeni e binduni qytetare te Kosoves si duket kjo rruge. Paramendoni femijet kur shkoni ne shkolle 2 kilometra neper lloq gjate marsit, prillit, e majit. A e di i pari i Komunes se ku gjendet kjo lagje? E ftoje qe ta vizitoje dhe te shpreh keqardhje per femijet qe 4 muaji shkuan neper kete lloq.