Fjalë Kyçe

Rrugët që “marrin jetë”, 29 të vdekur, fajtorë edhe institucionet

Rrugët që “marrin jetë”, 29 të vdekur, fajtorë edhe institucionet

Me qëllim të parandalimit dhe zvogëlimit të rasteve të shkeljeve ligjore në trafik, Policia vitin e kaluar kishte ashpërsuar masat ndëshkuese.

Megjithatë statistikat nuk kanë treguar ndonjë përmirësim edhe pas këtyre masave shtrënguese – numri i aksidenteve dhe të vdekurve nuk është zvogëluar.

Vetëm në tre muajt e shkuar 29 njerëz kanë vdekur si pasojë e aksidenteve në rrugë.

Nol Dedaj, ekspert i komunikacionit thotë në Klan Kosova se për këtë gjendje në komunikacion fajtorë janë edhe institucionet.

“Institucionet nuk po merren me sigurinë në komunikacion. Duhet të hartohet sa më shpejt një strategji për këtë çështje”, ka thënë Dedaj.