Fjalë Kyçe

Rrushi nuk po u shitet, vreshtarët po e asgjësojnë (VIDEO)

Rrushi nuk po u shitet, vreshtarët po e asgjësojnë (VIDEO)

Do të duhej ta bënte gati për shitje.

Por, Idriz Shehu, shumicën e rrushit industrial në vreshtën e tij po detyrohet ta asgjësojë.

Mbi 12 mijë kilogramë ai nuk arriti t’i shesë në Bodrumet e Verës të cilave ua ofroi.

Ky fakt pos që e dëmtoi me rreth 5 mijë euro, e bëri atë edhe të mendojë se a do të vazhdojë në të ardhmen kultivimin e këtij fruti shkruan klankosova.

30 ari rrush të mbjellur i mbetën në vreshta edhe Nysret Vuçitërnës. Një gjë e tillë thotë se nuk i ka ndodhur kurrë më parë.