Fjalë Kyçe

Rrustem Mustafa: PDK’ja nuk është parti e bashkëluftëtarëve të UÇK’së

Rrustem Mustafa: PDK’ja nuk është parti e bashkëluftëtarëve të UÇK’së

Ish-komandanti i UÇK’së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se PDK’ja nuk është parti e luftëtarëve të UÇK’së.

Madje si ish-komandant, Remi thotë se PDK’ja më së paku është parti e bashkëluftëtarëve, shkruan Express.

“Shihni kryesinë e partisë, PDK’ja nuk është parti e bashkëluftëtarëve. Më së paku është e bashkëluftëtarëve. Unë më shumë kam bashkëluftëtarë në partitë e tjera”, ka thënë Remi.

Ndërsa për Enver Hoxhajn se nuk është një person që mund ta mobilizojë strukturën e PDK’së që të rikthehet në pushtet.

“Enver Hoxhaj ka qenë aktivist i mirë i PDK’së, por unë mendoj që frymën e partisë në opozitë, për të qenë më e fortë në opozitë me qëllim që të vijë tek pushteti, nuk e shoh njeri që mund ta mobilizojë strukturën e PDK’së. Disi më duket ende s’ka krijuar shoqëri brenda PDK’së”, është shprehur Remi.

“Prej kur ka dalë Hashim Thaci nga PDK’ja, nuk kam arritur ta kuptoj zhvillimin e PDK’së”, shtoi Remi.