Fjalë Kyçe

Rudiger vendos përfundimisht për të ardhmen

Rudiger vendos përfundimisht për të ardhmen

Antonio Rudiger ka vendosur tashmë. Mbrojtësi gjerman nuk do të rinovojë kontratën me Chelsean për t’u larguar si futbollist i lirë në përfundim të këtij sezoni.

Rudiger nuk ndihet plotësisht i vlerësuar te Blutë e Londrës dhe u ka komunikuar drejtuesve të klubit se dëshiron të provojë në eksperiencë të re, në një tjetër kampionat.

Me shumë gjasa e ardhmja e ish-mbrojtësit të Romës do të jetë në La Liga aty ku ka arritur një parakontratë me Realin e Madridit, ndërkohë që për Rudiger interesohet edhe PSG që i ka bërë një ofertë por që mbrojtësi me shumë gjasa do e refuzojë për t’iu bashkuar projektit të klubit merengues.

Reparti ku ka më shumë nevojë për përforcime Reali i Madridit është pikërisht qendra e mbrojtjes.