Fjalë Kyçe

“Rugova është heroi im”, zyrtari i LDK’së zbulon komunikimin me Bob Dole

“Rugova është heroi im”, zyrtari i LDK’së zbulon komunikimin me Bob Dole

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti ka reaguar pas vdekjes së sentaorit amerikan, Bob Dole i cili luajti rol të rëndësishëm në procesin që çoi në krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës.

Hamiti tha se Dole ka qenë përkrahës i madh i pavarësisë së Kosovës dhe mik i ngushtë i presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugovës.

Tutje ai ka publikuar edhe një bisedë të tij me senatorin amerikan në gusht të vitit 2018.

“Faleminderit për mesazhin tuaj dhe shpresoj se jeni mirë. E vlerësoj që keni gjetur kohë të më shkruani. Dr. Rugova ka ka qenë mik imi i dashur dhe heroi im personal. Ashtu siç e dini, unë kam një lidhje të fort me njerëzit e Kosovës – kështu që e kam ndjekur çështjen nga afër dhe kam komunikuar me ambasadën këtu në Washington DC. Shpresoj që të jem i dobishëm kur dhe ku të mundem”, kishte shkruar Dole në këtë bisedë me Hamitin.

Tutje Hamiti tha se Kosova është e bekuar me miqt e vet, me Robert Dole-in e të tjerë në SHBA.