Kejvina Kthella duket mahnitëse në paraqitjen e radhës.
Kejvina Kthella ka ndarë me ndjekësit një fotografi në Instagram, në të cilën erdhi më ndryshe prej herave të tjera.
Kësaj radhe, ajo u shfaq e veshur me një fustan blu të gjatë, në të cilin dukej tejet elegante dhe vuri në pah këmbën.
Për këtë paraqitje, Kejvina pranoi komente të shumta nga ana e ndjekësve, të cilët e komplimentuan për dukjen.
Javët e fundit, Kejvina Kthella si shumë emra të tjerë ka publikuar një sërë fotografish në bikini.