Fjalë Kyçe

Sa do të kërkojë Kosova dëmshpërblim për vonesën e autostradës “Arbën Xhaferi”?

Sa do të kërkojë Kosova dëmshpërblim për vonesën e autostradës “Arbën Xhaferi”?

Projekti i autostradës është vonuar 5-6 muaj Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj tha që do të kërkohet dëmshpërblim nga punë kryesi për vonesën e autostradës “Arbën Xhaferi”.

“Ne sikur që ka kërkuar ai që ne të kemi dëmshpërblim, që të paguajmë. Të njëjtën duhet me kërkue edhe ne.”, tha ai. Ministri Lekaj gjithashtu tregoi që shuma e dëmshpërblimit që kontraktuesi do t’i paguajë në muaj Kosovës është mbi 1 milionë euro.

“Shuma është 1.2 milionë euro në muajt për neve që shkruan në kontratë, penallti.”, tha ai. Ministri Lekaj tregoi që autostrada “Arbën Xhaferi” tashmë është në fazën përfundimtare dhe pritet që më 29 maj të bëhet përurimi i saj. Ministri i Infrastruktures ka treguar që i gjtihë projekti i kësaj autostradës me punët shtesë do t’i kushtojë Kosovës diku 700 milionë euro