Fjalë Kyçe

Sa do të mungojë Valon Berisha? (FOTO)

Sa do të mungojë Valon Berisha? (FOTO)

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, pritet të mungojë në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Kosova fillimisht ndeshet me Suedinë në udhëtim më 9 tetor, teksa më 12 tetor e pret kombëtaren e Gjeorgjisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Arsyeja kryesore e mungesës së Berishës është lëndimi që mori në ndeshjen e fundit të kampionatit francez Ligue 1 në mes të Lille dhe Reims.

Lëndimi pritet ta mbajë atë jashtë fushës të paktën një muaj, njofton Klankosova.tv.