Një aspekt që ka qenë i paqartë është se sa gjatë virusi SARS-CoV-2 që shkakton sëmundjen COVID-19 mund të mbijetoj jashtë trupit njerëzor. Një studim në SHBA ende i pa botuar në revista shkencore mëson se piklat nga kolli mund të mbesin në ajër për disa orë.
Disa studime për koronaviruse tjera si SARS dhe MERS, kanë gjetur se ata mund të mbijetojnë në metale, qelq dhe plastikë për një periudhë prej nëntë ditësh, nëse nuk dezinfektohen plotësisht. Disa prej tyre mbeten deri në 28 ditë në temperatura të ulëta.
Koronaviruset janë të njohura se janë posaçërisht të qëndrueshme dhe hulumtuesit sapo kanë nisur të kuptojnë sesi ndikon kjo në përhapjen e koronavirusit të ri.
Neeltje van Doremalen, virologe nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në SHBA dhe kolegët e saj në Laboratorin e Rocky Mountain në Hamilton në shtetin e Montanas, kanë kryer disa prej testeve të para të jetëgjatësisë së SARS-CoV-2 në sipërfaqe të ndryshme. Studimi i tyre ende i pabotuar në revista shkencore, zbulon se virusi mund të mbijetoj në pikla për gati tre orë pasi të kollitej në ajër. Piklat e imta diku 1-5 mikrometra madhësi- 30 herë më e vogël se qimja se floku i njeriut- mund të mbetet në ajër për disa orë.
Kjo do të thotë se virusi që qarkullon në ajër pa sistem filtrimi ajror do të rezistoj për vetëm dy orë më së shumti, veçanërisht pasi piklat aerosol kanë tendencë të vendosen në sipërfaqe më shpejtë në hapësira me ajrosje.
Por studimi i Institutit amerikan ka zbuluar se SARS-CoV-2 mbijeton për një periudhë më të gjatë në karton-deri në 24 orë- dhe deri 2-3 ditë në sipërfaqe plastike dhe metali.
Të gjeturat tregojnë se virusi mund të zgjasë kaq gjatë në rreze e dyerve, në sipërfaqe të mbështjella me plastike apo laminuara edhe hapësira tjera të forta. Megjithatë, studiuesit kishin zbuluar se virusi zhdukej në hapësira bakri për rreth katër orë.
Në rroba dhe sipërfaqe tjera të vështira për t’u dezinfektuar, ende mbetet e paqartë sesa mund të mbijetoj virusi. Edhe pse ende po testohet pëlhura, fiubrat absorbues natyral mund të shkaktojnë virusi të thahet shpejt., thotë Vincent Munster, kreu i ekologjisë së viruseve në Labortaorin Rocky Mountain dhe njëri prej atyre që ka udhëhequr hulumtimin.