Fjalë Kyçe

Sa para i shpenzuan klubet e Premierligës gjatë afatit kalimtar të verës?

Sa para i shpenzuan klubet e Premierligës gjatë afatit kalimtar të verës?

Klubet e Premierligës i shpenzuan rreth 1.4 miliard funte, për transferimin e 114 lojtarëve gjatë afatit kalimtar të verës, por sa para shpenzoi secili klub gjatë kësaj periudhe?

Klubet angleze i shpenzuan 158 milionë funte më shumë sesa afatit kalimtar të verës së kaluar, duke shpenzuar më shumë sesa 1 miliard funte për të katërtin vit radhazi, transmeton Gazeta Express.

Harry Maguire ishte lojtari më i shtrenjtë gjatë këtij afati kalimtar dhe njëkohësisht u bë edhe mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit, pasi Manchester Unitedi i shpenzoi 80 milionë funte për transferimin e tij.

Arsenali i harxhoi 72 milionë funte për sulmuesin e Lille, Nicolas Pepe, ndërsa në mesin e lojtarëve më të shtrenjtë janë edhe Tanguay Ndombele (63 milionë funte për transferimin në Tottenham), dhe Rodri (62.5 milionë funte për transferimin në Manchester City) dhe Joao Cancelo (60 milionë funte për transferimin te Manchester City).

Manchester Unitedi ishte skuadra që shpenzoi më së shumti para këtë verë, plot 148 milionë funte, pasi transferimi i Maguire erdhi pas transferimit të Aaron Wan-Bissaka (50 milionë funte nga Crystal Palace) dhe Daniel James (18 milionë funte nga Swansea).

Çuditërisht, Aston Villa, që sapo është promovuar në Premierligë nga Championshipi, është klubi i dytë me më së shumti shpenzime. Drejtuesit e Aston Villas i shpenzuan 144.5 milionë funt për transferimin e 12 lojtarëve.

Lista e plotë e klubeve dhe shumës që e shpenzuan ata këtë verë:

Gjithsej, klubet e Premierligës i fituan 806.5 milionë funte për shitjen e 291 lojtarëve gjatë këtij afati kalimtar, 359 milionë funte më shumë sesa verën e kaluar. Chelsea ishte klubi që fitoi më së shumti, veçanërisht për shkak të shitjes së Eden Hazardit për 130 milionë funte.

Lista e plotë e klubeve dhe shumës që e fituan ata këtë verë:

Shpenzimet neto të klubeve:

Premierliga do të kthehet sonte në orën 21:00 për sezonin 2019/20, me ndeshjen hapëse mes fituesit të Ligës së Kampionëve, Liverpoolit, dhe klubit të ri në ligë, Norwich Cityt, në stadiumin “Anfield”.