Fjalë Kyçe

Sa pushtet ka Messi për merkaton? Presidenti i Barcelonës i jep fund mitit

Sa pushtet ka Messi për merkaton? Presidenti i Barcelonës i jep fund mitit

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, në konferencën për shtyp zhvilluar të premten preku tema të ndryshme dhe një ndër to ishte edhe Lionel Messi.

Ylli argjentinas akuzohet shpesh në media se vendos cili lojtar vlen apo jo për Barcelonën, por Bartomeu ka dashur ta sqarojë këtë pikë.

“Ai nuk kërkon lojtarë, le t’i japim fund këtij miti. Messi nuk vendos për transferimet te Barça, nuk kërkon kurrë lojtarë të veçantë.

“Ai dëshiron të blejmë lojtarë cilësorë, për të pasur një skuadër sa më të fortë, që të fitojë trofe, por ai nuk merret fare me emrat që përfliten për transferim te Barcelona”.