Sot do të bëhet publikimi i hulumtimit “Shporta e Studentit”.
ORCA ka hulumtuar se sa shpenzojnë studentët e Universitetit të Prishtinës, mënyrat se si menaxhojnë ata me të ardhurat e tyre dhe burimet e të ardhurave të studentëve.
Sa harxhojnë në muaj studentët e UP në fakultete të ndryshme? Sa harxhojnë ata që janë banorë të përhershëm të Prishtinës? Sa ata që udhëtojnë çdo ditë? Sa ata që banojnë me qira? Dhe sa harxhojnë studentë që banojnë në konvikte?
Në ngjarjen që do mbahet sot nga ora 15:00 në sallën e konferencave të Bibliotekës Universitare (Administrata Qendore e UP), ORCA do prezantojë të gjeturat e hulumtimit.
Prezantimi do përcillet nga një panel diskutimi me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Universitetit të Prishtinës dhe Qendrës së Studentëve.