Fjalë Kyçe

Sa trupa ka NATO në Kosovë dhe nga cili shtet ka më së shumti? Këto janë statistikat

Sa trupa ka NATO në Kosovë dhe nga cili shtet ka më së shumti? Këto janë statistikat

Radio Evropa e Lirë ka publikuar një statistikë ku tregon shifrat për prezencën ushtarake të Aleancës Veriatlantike në territorin e Kosovës.

Sipas kësaj statistike, NATO gjithsej ka 3,746 trupa në Kosovë, që vijnë nga 28 vende të botës.

Dy shtetet e para që kanë prezencën më të madhe ushtarake në Kosovë janë SHBA me 635 trupa dhe Italia me 628 sosh.

Pas këtyre dy vendeve radhitet Hungaria me 469 trupa, Turqia me 316 sosh, Polonia me 247 dhe Austria me 204.

Në Kosovë prezencë ushtarake të trupave ka edhe Shqipëria, prej 25 sosh.

Mali i Zi dhe Lituania ka vetëm nga një ushtar në Kosovë.