Asgjë nuk prodhoi lajm martesa e saj, çfarë po përflitet rreth lidhjes përplot 10 vjeçare që kishte pasur me Lulëzim Ibrahim.
Është fjala për këngëtaren e mirënjohur, Gresa Behlulin, e cila para disa ditëve kurorëzoi dashurinë e saj me martesë së bashku me Lulëzim Ibrahimin, shkruan Kosovarja.
Për shumë kë që dëgjoi për lidhjen paraprake ishte aq e papritur se si për gjithë këto vite kishte arritur të mbajë të fshehur duke mos e vënë në dritë këtë lidhje kaq afatgjate.
Padyshim, që këtu edhe lindën shumë pyetje, shumë fjalë përreth, ku qoftë edhe një reagim të vogël lidhur me këtë nuk e pamë Gresën të deklarojë.
Sa kalonin ditë aq bëhej kureshtja edhe më e madhe, e Gresa si Gresë, e butë, e çiltër dhe e kuptueshme vendosi që këtë interesim aq të madh ta shuajë njëherë e përgjithmonë.