Fjalë Kyçe

Sabiani tregon pse nuk ishte në ditëlindjen e Monikës

Sabiani tregon pse nuk ishte në ditëlindjen e Monikës

Ditëlindja e Monika Lubonjës vazhdon të krijojë interes në mediat rozë, ndonëse ka disa ditë që ka kaluar.

Sot, një prej ish-banorëve të Big Brother Vip, të cilët munguan, Sabiani tregoi arsyen pse nuk ishte pjesëmarrës.

Sipas këngëtarit, për këtë kanë ndikuar situatat që ndodhën pas daljes nga shtëpia.

“Nëse do më kishte ftuar do shkoja, ndoshta si ka shkuar mendja se nuk është se kemi ndonjë armiqësi. U takuam te datëlindja e Big Mamës, u përqafuam”, tregoi Sabiani.

Këngëtari u shpreh se kënga “Tradhtare” nuk ka qenë dedikim, megjithatë nuk e përjashtoi mundësinë se Monikës mund t’i ketë ngelur hatri nga kjo gjë.