Fjalë Kyçe

Sabit Geci prezanton një fotografi të vitit 1988 me Adem Jasharin në lokalin e vëllait të Hashim Thaçit

Sabit Geci prezanton një fotografi të vitit 1988 me Adem Jasharin në lokalin e vëllait të Hashim Thaçit

Ish-luftëtari i UÇK-së, Sabit Geci ka prezantuar një fotografi të rrallë të vitit 1988, ku prezent ishte edhe Adem Jashari.

Geci, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se me Adem Jasharin ka pasur njohje nga fëmijëria për shkak të lidhjeve familjare që Ademi kishte me fqinjët e tij.

“Adem Jasharin e kam konsideruar edhe si nip timin. Kontakte kemi pasur si fëmijë…”.

Në foton e rrallë të prezentuar, Sabit Geci tregon se ishte koha kur shkruanin parulla nëpër muret e shitoreve, nëpër rrugë etj.

Geci ka thënë se fotografia në fjalë është realizuar në lokalin e Gani Thaçit [vëllai i presidentit Hashim Thaçi].