Fjalë Kyçe

Sabit Osmani tejet optimist pas kalimit në finale

Sabit Osmani tejet optimist pas kalimit në finale

Trepça ’89 është kualifikuar në finale pasi eliminoi Vëllaznimin megjithëse në ndeshjen e sotme të kthimit pësoi 1:0. Megjithatë, fal rezultatit 4:0 nga takimi i parë, mitrovicasit kanë ‘prerë’ biletën për finale.

Trajneri i 89-shit, Sabit Osmani theksoi se sot ishte e vështirës t’i motivojë futbollistët.

“Ka qenë e vështirë të përgatitet skuadra pas një fitoreje prej 4:0. Prandaj, nuk jam i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve, por e rënësishmë është se jemi në finale”, theksoi Osmani për SuperSport.

Ndryshe, ai i ka dërguar mesazh të qartë Feronikelit finalist.

“Në finale nuk ka favorit, ekziston dëshira dhe vullneti dhe 89-shi i ka këto të dyja. Jemi nisur për titull dhe tani kemi shanse ta fitojmë Kupën për të dalë në Evropë”, përfundoi Osmani.

Finalja Feronikeli – Trepça ’89 luhet më 25 ose 26 maj në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.