Sabri Fejzullahu ka shkruar fjalë prekëse për fëmijët që vdiqën aksidentalisht në Gjermani.
Dy vëllezër kosovar nga Deçani, kanë vdekur tragjikisht nga goditja e trenit në Stutgart, shkruan lajmi.net.
Lajmi i kobshëm ka tronditur gjithë opinionin, andaj telegrame të shumta ngushëllimi janë drejtuar në adresë të tyre.
Së fundi, këngëtari Sabri Fejzullahu kujton kohën kur u fotografua bashkë me njërin prej atyre fëmijëve, ndërsa ngushëllon familjen për tragjedinë.
“Edhe mua ma ndale frymen o i bukuri i jon, o shpirte bardh. U fotografuam bashke e me ste pash?? Eh jete o jete si qenke? Me mall e dhimbje ne shpirte do te kujtoj Ty e vllaun, qe treni i zu ua mori jeten. Pushoni ne paqe o yje te prindve e mbare Shqiptareve”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se Sabri Fejzullahu si gjithë kolegët, këtë vit nuk ka qenë aktiv me koncerte, por u angazhua për të punuar këngë të reja.
Ai muaj më parë bashkë me bashkëshorten Nerën, morën pasaportat shqiptare.