Fjalë Kyçe

Sabri Fejzullahu përlot me postimin, një muaj pas vdekjes së vëllait

Sabri Fejzullahu përlot me postimin, një muaj pas vdekjes së vëllait

Këngëtari Sabri Fejzullau ka bërë një postim prekës për vëllain e tij, i cili një muaj më parë është ndarë nga jeta.

Këngëtari i njohur ende po e vuan shkuarjen e vëllait të tij më të madh nga kjo botë.

Sabriu një muaj pas vdekjes së ‘Abesë’ së tij, ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një fotografi ku shihet në përqafimin e tij, shkruan Gazeta Express.

Ai ka treguar se Abeja i mungon shumë, duke thënë se ka qenë shtylla e shtëpisë dhe se nuk ka njeri që nuk e përmend.

U ba nji muaj Abej qe shkove.Ke qen shtylla e shtepise.Ska njeri qe ste permend o fisniku e i devoteshmi Abej

Fejzullahu ka qenë ai që ka ndarë lajmin për vdekjen e vëllait të tij dhe po vazhdon të prekë të gjithë me shkrimet e postimet për shkuarjen nga jeta e Abesë, siç e quante ai.