Fjalë Kyçe

Sali Bersha mbërrin në “Air Albania”, demokratët çohen në këmbë

Sali Bersha mbërrin në “Air Albania”, demokratët çohen në këmbë

Sali Berisha ka mbërritur në stadiumin ‘Air Albania’, ndërsa pas pak minutash pritet të nisë edhe pune e Kuvendit të thirrur prej tij. Me dy gishtat lart, Berisha ka përshëndetur e ka takuar delegatët e simpatizantët që i janë bashkuar këtij Kuvendi.

Ndërkohë që Berisha futet në stadium, në sfond dëgjohet kënga ‘The Final Countdown’, e cila duket se i kushtohet Lulzim Bashës, të cilin Berisha është shprehur se do ta largojë nga drejtimi i PD-së

Berisha ka folur pak para nisjes së Kuvendit Kombëtar të thirrur prej tij, duke e cilësuar kreun e PD-së Basha një të pakallur që dërgon mesazhe turpi.

“Besoj që ai është prej kohësh një i pakalllur. Mesazhet janë histori turpi dhe morën përgjigjen më të shkëlqyer nga demokratët”, tha Berisha.

“E jashtëzakonshme dita. Kjo shënon një nga ngjarjet më të mëdha, shënon mrekullinë e dytë më të madhe në historinë e këtij kombi. Triumfin e revolucionit paqësor në momentet më dramatike të vendit në narko-shtet dhe pseudo-opozitarizmin. Asgjë nuk pengon djemtë dhe vajzat, burrat dhe gratë për tu bashkuar sot në rithemelimin e PD-së dhe pluralizmit shqiptar. Mesazh më i bukur, më i madh, më i fuqishëm që ata i dërgojnë diasporës, emigracionit”, u shpreh Berisha./Top Channel