Fjalë Kyçe

Sali Zyba sfidon Dardan Molliqajn: Publiko çka të kesh

Sali Zyba sfidon Dardan Molliqajn: Publiko çka të kesh

Në debatin për dialogun në Kuvendin e Kosovës përplasja në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe PSD-së ka vazhduar.

Akuzat e LVV për PSD-në për përkrahjen e dialogut kanë vazhduar nga deputeti Salih Zyba.

Ai ka pyetur Dardan Molliqajn nëse arsyeja e largimit nga LVV ishte paraja. Ndërsa Molliqaj e ka lutur Zybajn të mos hapë këto tema duke përmendur disa takime ku sipas tij është folur edhe për Devollët. “ Keni qenë në takime mos ti hapim këto tema po të ecim përpara” ka thënë Molliqaj.

Në anën tjetër deputeti Zyba a thënë se Molliqaj po keqpërdorë ndjenjat tona e aktivistëve të LVV. “Ky ka qenë sekretar i partisë. Po na kërcënon me incizimet e pamje. Ka pas rrogën e njëjtë me të deputetit. Ka keqpërdorë pozitën tonë në organizatë e arkivin e organizatës tonë” ka thënë Zyba. Ai e ka porositur Molliqajn që të publikoj çdo gjë çka ka.

“Kurdo nëse ki naj gjë publikoje” ka përfunduar Zyba.