Kur temperaturat janë të larta nuk preferohet çfarë do ushqimi, kështu që një sallatë e lehtë i kjo do të ishte gjithçka që ju nevojitet, transmeton Gazeta Metro.
Përbërësit e nevojshëm:
8 patate
gjysmë filxhan çaji me majonezë
1 lugë gjelle mustardë
2 lugë gjelle salcë kosi
6 vezë të ziera mirë
1 qepë të njomë
1 lugë çaji kripë
piper i kuq
Mënyra e përgatitjes:
Zieni patatet me gjithë lëkurë për 15 minuta. I lini të ftohen, i hiqni lëkurën dhe më pas i prisni në copa të vogla. Po kështu veproni edhe me vezët. I bashkoni të dyja në një enë. Shtoni qepën jeshile të prerë në copa të vogla, kripën, piperin.
Tani shtoni salcën e kosit, majonezën dhe mustardën.E përzieni mirë sallatën dhe e fusni në frigorifer. Sapo të jetë ftohur mund ta shijoni.