Fjalë Kyçe

Samanta largohet nga ‘Max Production’, ja me kë po punon tani

Samanta largohet nga ‘Max Production’, ja me kë po punon tani

Këngëtarja, Samanta Karavella para pak ditëve ka njoftuar fansat se të gjitha këngët edhe videot e reja mund t’i gjejnë në kanalin zyrtar të saj në Youtube.

Me këtë këngëtarja nga Shqipëria lë të kuptohet se ka ndërprerë kontaktet me “Max Production”, me të cilin bashkëpunoi që nga viti 2015, shkruan lajmi.net.

Përveç që hapi kanalin zyrtar të saj, Samantën kohëve të fundit e kemi parë shpesh në Prishtinë ku edhe po punon për këngën e re e cila vjen në bashkëpunim me reperin, Elinel.

Ajo tashmë siç shihet është duke bashkëpunuar me “Cricket Music” apo producentin e njohur, Donat Prelvukaj.

Përndryshe, projekti i ri i Samantës pritet të publikohet shumë shpejt, xhirimet e të cilit kanë nisur.

https://www.instagram.com/p/BrsMQWXgNWt/?utm_source=ig_embed

https://www.instagram.com/p/BrVjYqOgB0v/?utm_source=ig_embed