Fjalë Kyçe

Sami Lushtaku arrin në Hagë, intervistohet nesër në orën 10:00

Sami Lushtaku arrin në Hagë, intervistohet nesër në orën 10:00

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka po e shoqëron ish-komandantin e UÇK-së, Sami Lushtakun në Hagë.

Zeka ka bërë të ditur se me Lushtakun kanë arritur në Hagë ku do të takohen me avokatin britanez.

“Bashke me Gjeneralin Sami Lushtaku dhe deputetin Mergim Lushtaku, kemi arritur ne Holand. Pas pak pritet takimi me avokatin britanez, i cili ka qene prokuror kunder Millosheviçit ne Tribunalin e Hages” është shprehur ai përmes një postimi në Facebook.

Ai më tutje shtoi se intervistimi i Lushtakut do të nis nesër në orën 10:00.

Postimi i plotë i Zekës.

Sa arritem ne Holande me Gjeneralin Lushtaku

Bashke me Gjeneralin Sami Lushtaku dhe deputetin Mergim Lushtaku, kemi arritur ne Holand. Pas pak pritet takimi me avokatin britanez, i cili ka qene prokuror kunder Millosheviçit ne Tribunalin e Hages.

Neser, ne ora 10.00 do te filloje intervistimi i gjeneralit Lushtaku.

Rrustem Mustafa-Remi akoma eshte duke u marre ne pyetje.