Skuadra e Vëllaznimit e pret Vitinë në Gjakovë në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Ligës së Parë, shkruan Gazeta Alo.
Futbolisti i mirënjohur i skuadres gjakovare Samir Sahiti ka folur ekskluzivisht për Gazetën Alo për këtë përballje tejet të rëndësishme.
“Ndeshja me skuadrën e Vitisë është shumë me rëndësi. Ne do të hyjmë në këto pesë ndeshjet e fundit për fitore, Vitia është skuadër e fortë por ne besojm se do ti fitojmë tre pikë nga kjo përballje”, ka thënë Sahii.
“Luajm para tifozëve tanë dhe në një fushë si në arenen ndërkombetare, e jo në fusha patatesh siç janë shumica e fushave në ligën e parë. Kjo është edhe arsyeja e cila nuk na dha mundësu ti marim në gjdo ndeshje pikët e plota”, ka deklaruar Samir Sahiti për Gazetën Alo.
Vëllaznimi – Vitia luhet ditën e diel me fillim nga ora 15:30.