Fjalë Kyçe

“Samiti i Berlinit “shuplakë” e Gjermanisë dhe Francës për Mogherinin”

“Samiti i Berlinit “shuplakë” e Gjermanisë dhe Francës për Mogherinin”

Franca dhe Gjermania, sipas ish diplomatit, Lulzim Peci, janë shtete aq serioze sa nuk do t’i hynin takimeve të tilla, të njëjta si Samiti i Berlinit, pa qenë të sigurta në shtyrjen e çështjeve përpara.

Sipas tij, qëllimi bazik i këtij Samiti kishte të bënte me Federica Mogherinin dhe kabinetin e saj.

“Esenca e këtij takimi ka qenë që me këtë është devalvuar apo përpjekje për ta disiplinuar kabinetin dhe zonjën Mogherini. Me këtë Samit shuplakë i është dhënë asaj. Ekziston një frustrim i madh i Francës dhe Gjermanisë qysh nga tetori dhe nëntori i vitit të kaluar me znj. Mogherini për mënyrën se si ajo e ka udhëhequr dialogun deri tani dhe mënyrën se si ajo nuk ka qenë fare e hapur se çka po ndodh me dialogun”, ka thënë Peci.

Sipas tij “çështjes së këmbimit të territoreve apo ndarjes së Kosovës i është bërë varri por ende duhet kufoma të merret dhe të futet brenda”.

“Periudha prej tash e deri në Paris besoj se do të ketë qartësim se si do të vazhdojë procesi i dialogut”, ka thënë Peci në Rubikon të KTV-së.