Fjalë Kyçe

Sanksionet e SHBA-së ndaj Kosovës

Sanksionet e SHBA-së ndaj Kosovës

Përveç mosdhënies së vizës amerikane për kryeministrin Ramush Haradinaj dhe anulimit të vizitës së gjeneralit Timothy Orr në Prishtinë, SHBA-ja ka marrë vendim që t’ia anulojë Qeverisë së Kosovës ftesat për pjesëmarrje në tetë programe në qendrën evropiane për studime të sigurisë “George C. Marshall” në Gjermani. Këto sanksione ndaj Kosovës po vijnë pas mosdëgjueshmërisë për heqjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe.

Presioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për pezullimin e taksës ndaj produkteve serbe tashmë është përkthyer në masa ndëshkuese ndaj Republikës së Kosovës.

Pas refuzimit të vizës amerikane që i është bërë kryeministrit Ramush Haradinaj, SHBAj-ja ka marrë vendim që t’ia anulojë Qeverisë së Kosovës ftesat për pjesëmarrje në tetë programe në Qendrën Evropiane për Studime të Sigurisë “George C. Marshall” në Gjermani.

Një gjë të tillë për gazetën “Zëri” e kanë konfirmuar edhe zyrtarë të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, të cilët kanë bërë të ditur se programet në fjalë parashiheshin të fillonin në mars dhe të përfundonin në muajin shtator të këtij viti. Pavarësisht kësaj, askush nga Ministria e Mbrojtjes nuk ka dashur të flasë rreth kësaj çështjeje.