Fjalë Kyçe

Sara flet për këngën që Ledri po ia dedikon vajzës

Sara flet për këngën që Ledri po ia dedikon vajzës

Ledri Vula po i bën dhuratë vajzës ende pa ardhë në jetë.

Partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha është në ditët e fundit të shtatzënisë, teksa çifti pritet që shumë shpejt të bëhen prindër për herë të parë.

Përmes një postimi në Instagram, Ledri publikoi ultrazërin e vajzës, ndërsa paralajmëroi një befasi për fansat.

Më 10 tetor ai do ta publikojë “Si baba”, ndërsa në mbishkrimin që ia la fotos shkroi “Jom ka des sytë me ti pa”.

Komentet e fansave ishin të shumta lidhur me këtë projekt, i cili do të jetë më i veçanti në karrierën e Ledrit.

Por, nuk mungoi as komenti i Sarës, e cila mbështet mendimin e fansave, që thojnë se kjo është kënga më e mirë e reperit.