Fjalë Kyçe

Sara Hoxha tregon nga çka po vuan për momentin gjatë shtatzënisë

Sara Hoxha tregon nga çka po vuan për momentin gjatë shtatzënisë

Dyshja Ledri Vula dhe Sara Hoxha do të bëhen së shpejti prindër të një vajze për herë të parë.

Gjatë kësaj kohe Sara ka qenë gjithmonë aktive në rrjetet sociale, ku ndan foto me barkun e rrumbullakosur. Mirëpo pas fotove të cilat poston në ‘Instagram’ ajo ka treguar dhe problemet që ka pasur gjatë këtyre muajve.

“A ta bëj i pyetje këshu shqetesime shtazanie ke ti? Zot na ruaj, ne vdiqem te shkretet, te vjella, vap, siklet, ankth, preokupim sa herë bëjmë ecografi dhe analiza. Ca me te thon ishalla qofsh si ne foto”, e ka pyetur një ndjekëse Sarën. Kjo e fundit i ka kthyer përgjigje menjëherë, duke zbuluar se dhe ajo po vuan shumë.

“Kam si jo. Mesi me këputi fare (ndonjëherë mezi eci dhe çohem nga krevati), për analizat mos me fol se stresi dhe qejfi me i madh aty qenkan bashke, vape sa të duash… por nuk i kap aparati fotografik këto edhe s’ka pse. Bëjmë foto për qejf jo për hall. Te uroj shtatzëni sa me te lehtë”, shkruan Sara.

https://www.instagram.com/p/CFKsrstHWmM/?utm_source=ig_web_copy_link