Fjalë Kyçe

Sara Hoxha vazhdon me imazhet atraktive ku tregon barkun e rrumbullakosur

Sara Hoxha vazhdon me imazhet atraktive ku tregon barkun e rrumbullakosur

Blogerja e njohur, Sara Hoxha, është bërë ndër personat më të përfolur në rrjet.

Ajo është bërë edhe më e popullarizuar nga lidhja e saj me reperin shqiptar, Ledri Vula, të cilët së shpejti do të bëhen prindër.

Këtë e kanë bërë të ditur vetë dyshja, përmes një videoje të ndarë në rrjete sociale, teksa zbuluan se janë në pritje të një vajze.

Që nga atëherë, Sara nuk ka reshtur së publikuari imazhe atraktive, ku në fokus po vë barkun e rrumbullakosur.

Kështu ka bërë edhe herën e fundit në rrjetin social Instagram, ndërsa shfaqej e veshur me një fustan rozë.

Krejt kësaj dukje ajo i ka shtuar makijazh të rëndë, kurse flokët e drejta i ka lënë të lira mbi supe.

Vlen të përmendet se ajo është duke punuar tej mase në profesionin e saj, duke u bërë imazh i brendeve të njohura.

https://www.instagram.com/p/CEXSSoxnusi/?utm_source=ig_web_copy_link