Fjalë Kyçe

Sarah Berisha zbulon për herë të parë tatuazhet: Kam 7, më i veçanti është ai me motrën

Sarah Berisha zbulon për herë të parë tatuazhet: Kam 7, më i veçanti është ai me motrën

Moderatorja e “Kosheres”, Sarah Berisha ka zbuluar gjatë skeçit me Dhorin edhe detaje nga jeta e saj private.

Ajo ka treguar se ka 7 tatuazhe në trup, ndërsa njërin e ka të njëjtë me motrën e saj, Ditea. Sakaq, Sarah ka treguar edhe kuptimin e këtij tatuazhi.

“Kam pasur pirsing në trup. Kam dhe 7 tatuazhe në trup. I kam kujtim. Kam një tek dora, një tek këmba. Janë art. Kam një qershi këtu te këmba. Unë e kam bërë qershinë bashkë me motrën, dy qershia bashkë që nuk ndahen kurrë, plus unë i kam shumë qejf qershitë”, u shpreh ajo.