Fjalë Kyçe

Sarri akuzon Bayernin për mungesë profesionalizmi

Sarri akuzon Bayernin për mungesë profesionalizmi

Trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri ka akuzuar skuadrën e Bayern Munich për mungesë respekti dhe profesionalizmi.

Gjithçka ka të bëjë me kërkesën e Bayern Munich për transferimin e Callum Hudson – Odoi.

Sarri pakënaqësinë e tij e ka shfaqur në konferencën për shtyp para ndeshjeve të vikendit.

“Mendoj se ajo nuk është profesionale, sepse ata po flasin për një lojtar që është nën kontratë me Chelsean. Kështu që ata nuk e respektojnë klubin tonë” ka thënë Sarri, transmeton lajmi.net.

Bayern ka dërguar dy oferta zyrtare në drejtim të skuadrës londineze për shërbimet e Hudson Odoi por që të dyja janë refuzuar.

Mbetet të shihet nëse bavarezët do të arrijnë të bindin drejtuesit e “bluve” për ta liruar lojtarin.